LAJMI I FUNDIT:

Specialja miraton pjesërisht apelet e Veselit, Selimit dhe Krasniqit lidhur me paraburgimin në Hagë

Specialja miraton pjesërisht apelet e Veselit, Selimit dhe Krasniqit lidhur me paraburgimin në Hagë

Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se Paneli i Gjykatës së Apelit ka vendosur lidhur me apelet e mbrojtjes së Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për rishikimin e mbajtjes së tyre në paraburgim.

Sipas njoftimit, paneli miratoi një arsye apelimi për secilin të akuzuar dhe ia ktheu çështjen prapa gjykatësit të procedurës paraprake për vlerësim të mëtejshëm.

Nëse masat e propozuara nga të paraburgosurit ose çdo kusht tjetër që gjykatësi i procedurës paraprake e identifikon si të domosdoshëm, mund të zvogëlojnë rreziqet e identifikuara dhe të zbatohen në mënyrë efektive nga policia e Kosovës. Arsyet e tjera të apelit u hodhën poshtë.

Ndërkaq, pikat tjera të ankesës janë hedhur poshtë për të tre të akuzuarit.

“Paneli kujton se kryerja e një hetimi të tillë do të binte në kompetencat diskrecionale të cilave i është dhënë Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në përputhje me Nenin 39 (13) të Ligjit në lidhje me çështjet e lidhura me paraburgimin, në varësi të rrethanave të rastit. 1 Paneli gjithashtu vëren se Gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka dhënë arsye për të mos urdhëruar Drejtorin e Policisë që të japë një përgjigje të detajuar pavarësisht se e pranon nevojën për të”, thuhet në vendime.

Ky panel ka konstatuar se gjyqtari i procedurës paraprake ka gabuar duke mos e bërë këtë, se ky informacion do ta kishte vënë atë në një pozitë për të vlerësuar nëse Policia e Kosovës mund të zbatojë në mënyrë efektive këto masa, përfshirë ato që ai sugjeroi, si p.sh vizita monitoruese.

Sipas tyre, informacioni më i saktë i këtij lloji do t’i jepte gjyqtarit paraprak një bazë faktike më të plotë dhe solide për të vlerësuar realizueshmërinë e këtyre kushtet, natyrisht pa parashikuar rezultatin e përcaktimit përfundimtar në këto çështje.

Ndërkaq, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte:

Ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Po ashtu këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Vendimet mund t’i gjeni KËTU./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori