LAJMI I FUNDIT:

Specialja, gjykatë e “WhatsApp-it”

Specialja, gjykatë e “WhatsApp-it”

Shumë njerëz kanë marrë ftesa nga Gjykata Speciale për intervistim, por në një mënyrë shumë të veçantë.

Kjo Gjykatë po i telefonon njerëzit me anë të aplikacionit Whatsapp, dhe po u kërkon që të shkojnë në zyrat e tyre për intervistim.

Njohësit e çështjeve juridike, thonë se kjo mënyrë komunikimi është jo profesionale.

Gjykata Speciale ka filluar një formë komunikimi tejet interesante. Ajo po i fton njerëzit për intervistim me anë të aplikacionit “WhatsApp”. Një formë e tillë e komunikimit është krejtësisht joprofesionale, sipas këshilltarit ligjor, Anton Nrecaj.

“Fillimisht nuk dua të besoj që Gjykata Speciale komunikon përmes një aplikacioni i cili mund të shkarkohet nga interneti edhe në atë formë të komunikoj si formë e komunikimit zyrtarë. Unë dyshoj që këto thirrje nuk mund të jenë nga Gjykata Speciale, apo Prokuroria Speciale ngase, natyra e komunikimit është e përcaktuar edhe me ligj se si duhet të komunikohet….Komunikimi me WhatsApp është i papranueshëm, është jo serioz, jo profesional, me një fjalë është joprofesionale”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Anton Nrecaj.

Avokati Tomë Gashi thotë se askush nuk është i obliguar që t’u përgjigjet thirrjeje që vijnë përmes rrjeteve sociale nga Gjykata Speciale, pasi siç thotë ai, ky institucion duhet të dërgoj ftesa me shkrim, përcjell Telegrafi.

“Kemi marr vesh që ata janë duke i ftuar edhe gazetarët faktikisht në mënyra të tilla. Këto janë krejtësisht befasuese, janë të kundërligjshme dhe askush nuk ka obligim që t’i përgjigjet dikujt me ftesa të tilla telefonike, me thirrje telefonike, qoftë në rrjete sociale, apo çfarëdo. Sepse ata nuk identifikohen, numër një kush janë dhe mund ta sjellin vetveten apo dikë tjetër në situata jo të mira, mos të them se qesharake… Unë mendoj që është krejtësisht normale që ata të dërgojnë ftesa të shkruara, për të dhënë sqarime të caktuara, por jo që të ftohen përmes rrjeteve sociale”, deklaroi Tomë Gashi.

Në mesin e të ftuarve nga Gjykata Speciale me anë të “Whatsapp-it” janë edhe disa nga gazetarët nga Kosova, ndonëse në Ligjin dhe Rregulloren e kësaj Gjykate nuk e parasheh një formë të tillë të komunikimit.  /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori