LAJMI I FUNDIT:

Specialja akuzohet për mosefikasitet në misionin e saj

Specialja akuzohet për mosefikasitet në misionin e saj

Pa transparencë, mangësi në respektimin e të drejtave të të pandehurve, redaktime të tepërta dhe nxjerrje e provave me vonesë, janë disa prej problemeve që Instituti i Kosovës për Drejtësi i ka theksuar në raportin e nxjerrë nga monitorimi i punës së Gjykatës Speciale.

Në IKD gjithashtu thonë se vazhdimi i hetimeve pas konfirmimit të aktakuzës dhe ngritja e aktakuzave të reja në mes të proceseve gjyqësore, krijon pasiguri për të akuzuarit.


Pas publikimit të raportit, IKD ndër të tjera i ka rekomanduar Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar që llogaridhënien ndaj qytetarëve të Kosovës ta zbatojnë në përpikëri në praktikë.

Medina Kadriu, hulumtuese dhe autore e raportit, ka thënë se puna e prokurorisë dhe gjykatës në Hagë është përcjellë me mangësi të shumta.

“Qasje joserioze prokuroria ka treguar edhe në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve, përderisa kjo prokurori kishte pretenduar që do të jetë gati që të fillojë gjykimin në verën e vitit 2021, e njëjta nuk e ka dorëzuar dosjen paraprake deri më 17 dhjetor të vitit 2021.

E po ashtu gjatë gjithë kohës në shumicën e rasteve ka kërkuar zgjatje të afateve për nxjerrjen e provave çka tregon jo seriozitet në kryerjen e punës së saj.

Ndër akuzat më të mëdha e që është shumë shqetësuese është akuza që mbrojtja e zotit Thaçi i ka bërë prokurorisë sa i përket pretendimit të tyre se organi i ndjekjes ka mbajtur të fshehur prova shfajësuese nga gjykata e mbrojtja, të gjitha këto padyshim se janë shqetësuese s i përket njërit prej parimeve bazë të procedurës penale e që është parimi i barazisë së armëve”, ka thënë Kadriu.

Ajo ka thënë se të gjitha këto ndikojnë në përgatitjen efektive të mbrojtjes.

“Vazhdimi i hetimeve pas ngritjes së aktakuzës si dhe ngritja e akuzave të reja në mes të proceseve gjyqësore padyshim se është një faktor i cili krijon pasiguri juridike për të akuzuarit e njëkohësisht gjithashtu nuk i kontribuon aspak ekonomizimit të procedurës për shkak që sigurisht që shkaktohet stërzgjatja e procedurave penale, në rastet kur kemi stërzgjatje të procedurave penale bihet ndesh me parimin e gjykimit në kohë të arsyeshme dhe të drejtë”, ka thënë ajo.

Kadriu ka thënë se rasti ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit pritet të stërzgjatet.

“Sa i përket fillimit të gjykimit janë dy raste që janë në fazë paraprake e që pritet fillimi i gjykimeve në to, por që sigurisht që në bazë çka po shohim dhe vonesave që po shkaktohen do të duhet akoma kohë që të pritet fillimi i gjykimit në rastin e Pjetër Shalës, sidomos në rastin Thaçi e të tjerët, rast që me siguri do të prolongohet në formë shumë të gjatë”, ka shtuar ajo.

E Lavdim Makshana, hulumtues në IKD, ka thënë se DhSK dhe ZPS nuk e kanë marrë me seriozitet parimin e barazisë së armëve duke theksuar këtu mungesën e transparencës.

“Gjatë këtyre viteve këtë gjykatë e ka karakterizuar mos transparenca, edhe në rastet kur ndaj mbrojtësve nuk u janë dorëzuar materialet e nevojshme të cilat thamë që e kanë cenuare parimin bazë të barazisë së armëve, që në rastin konkret po tregon që gjykata Speciale dhe zyra e Prokurorit të Specializuar nuk e kanë marrë me seriozitet në disa raste këtë parim që është bazë për me ushtri një mbrojtje efektive”, ka thënë ai.

Sipas IKD-së, Kosova nuk mund të krijojë mekanizëm mbikëqyrës mbi Gjykatën Speciale meqë një veprim i tillë do të konsiderohej ndërhyrje në drejtësi.

Në raportin e IKD-së përmendet edhe çështja e rrjedhjes së dokumenteve nga ZPS, për publikimin e së cilave janë shqiptuar aktgjykime fajësie ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

IDK vlerëson së ZPS duhet të informojë publikun se si ka ardhur deri të rrjedhja e dokumenteve dhe cilat janë veprimet që i kanë ndërmarrë për zbardhjen e rastit.

Sipas IKD-së, Kosova nuk mund të krijojë mekanizëm mbikëqyrës mbi Gjykatën Speciale meqë një veprim i tillë do të konsiderohej ndërhyrje në drejtësi.

Ndër të rekomandimet e listuara nga IKD është edhe evitimi i problemeve teknike të cilat po bëhen pengesë për zhvillim të proceseve gjyqësore në Gjykatën Speciale.

IKD kërkon edhe sigurimin e një salle tjetër të gjykimit meqë sipas tyre një problem i tillë logjistik nuk e arsyeton zvarritjen e gjykimeve.

Ky institut kërkon nga DhSK që të bëjë publikimin e dokumenteve në fazën zyrtare në tri gjuhët zyrtare të gjykatës, gjithashtu thekson që ZPS dhe DhSK duhet të respektojnë të drejtën e të pandehurve për mbrojtje efektive.

Sipas tyre duhet sa më parë të përfundojë nxjerrja e plotë e materialeve. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori