GaGa ka lansuar karrierën e saj duke realizuar këngë për artistë si Spears dhe Pussycat Dolls, dhe tash krijuesja e hitit “Toxic” thotë se asaj do t’i pëlqente të bashkëpunojë me ish-kompozitoren.

Spears së fundi është tejkaluar nga GaGa si artistja më e ndjekur në faqen Twitter.com, por princesha e muzikës pop thotë se ajo nuk ka ndjenja të forta, pasi është një prej admirueseve të saj më të mëdha.


“Jam fanse e madhe e saj. Gjithçka është e mundur”, ka thënë Britney rreth një bashkëpunimi të mundshëm me GaGa. /Telegrafi/