LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë: Vitin e kaluar janë shqiptuar mbi 11 mijë gjoba për tejkalim të shpejtësisë në komunikacion

SPB Tetovë: Vitin e kaluar janë shqiptuar mbi 11 mijë gjoba për tejkalim të shpejtësisë në komunikacion
Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

SPB Tetovë informon se në vitin e kaluar (2022), zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, në aktivitete të rregullta dhe të kontrolle aksioni, kanë shqiptuar gjithsej 11.200 masa për shpejtësi të papërshtatur sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht për tejkalim të shpejtësisë.

Numri më i madh i këtyre masave (7189) ka qenë për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar, gjegjësisht shpejtësisë së përcaktuar në zonën e gjerë të Tetovës, ndërsa pjesa tjetër 4011 në zonën e Gostivarit.


“Të gjitha kundërvajtjet janë plotësuar me parashtresa përkatëse dhe janë sanksionuar me gjoba të parapara me ligj, të cilat për këtë lloj të kundërvajtjes në komunikacion variojnë nga 45 deri në 400 euro në denarë. Përveç këtyre, ata drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë me më shumë se 50 ose 70 kilometra në orë, brenda ose jashtë qytetit, janë përballur ose do të përballen me pezullim të përkohshëm të lejeve të drejtimit nga tre muaj deri në një vit”.

“Duke pasur parasysh se tejkalimi i shpejtësisë vitin e kaluar ishte shkelja më e shpeshtë në rajonin e Pollogut dhe një nga shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në komunikacion, SPB-Tetovë apelon shoferët që të mos nxitojnë pa nevojë dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Kjo sidomos vlen për autostradën Gostivar– Tetovë–Shkup dhe rrugën kryesore Gostivar–Kërçovë, e së fundmi edhe për rrugën rajonale Hanet e Mavrovës–Dibër, aq më tepër për arsye se këto ditë rrugët janë të lagështa dhe në disa vende të rrëshqitshme”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori