LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Për një javë janë arrestuar 50 persona dhe janë shqiptuar 3.598 dënime

Spasovski: Për një javë janë arrestuar 50 persona dhe janë shqiptuar 3.598 dënime

atë javës së kaluar 25.12.2023 – 31.12.2023 janë ndërmarrë masa të përforcuara operative dhe aktivitetet parandaluese në funksion të sigurisë më të madhe të qytetarëve, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook.

Ai ka shkruar se janë arrestuar gjithsej rreth 50 persona në baza të ndryshme.


“Personat janë arrestuar për tregti me drogë, prishje të rendit dhe qetësisë publike, qëndrim të padeklaruar në vend, tregti me lëndë piroteknike (rreth 44.000 të sekuestruara), karton të gjelbërt të falsifikuar për automjete dhe armëmbajtje pa leje. Pas masave të ndërmarra nga SPB në të gjithë shtetin si dhe njësia mobile për sigurinë në komunikacionin rrugor, janë lëshuar 3598 urdhërpagesa për kundërvajtje për shkelje të kryera në komunikacion”, shkroi Spasovski.

Në javën e fundit të vitit 2023, MPB ka zbatuar edhe 33 aktivitete në fushën e parandalimit.

“Janë realizuar dhe 33 aktivitete parandaluese me temat parandalim të dhunës dhe sigurisë së bashkëmoshatarëve, siguri në komunikacion, siguri të mjeteve motorike, mjete piroteknike dhe mbrojtje nga mjetet piroteknike, tregti dhe përdorim të drogës, përdorim të pajisjeve dimërore, mbrojtje nga piroteknikët, ndalesë të përdorimit të armëve. Vazhdojmë në mënyrë trasparente dhe të përgjegjshme!”, shkruan Spasovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori