LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Nata e Vitit të Ri ka qenë kryesisht e qetë

Spasovski: Nata e Vitit të Ri ka qenë kryesisht e qetë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ka thënë se mbrëmja e kaluar në të gjithë territorin e vendit ka kaluar në mënyrë të qetë. Ai tha se janë regjistruar disa shkelje të rendit dhe qetësisë publike dhe disa aksidente.

“Sa i përket mbrëmjes së kaluar, në të gjithë territorin e vendit, nata e ndërrimit të viteve kaloi kryesisht në mënyrë paqësore. Situata e sigurisë në të gjithë vendin gjatë natës së ndërrimit të viteve ka qenë e qëndrueshme. Për këtë, policia ka shtuar prezencën në terren dhe janë marrë masa të koordinuara dhe të synuara për të ruajtur një situatë të favorshme sigurie”.


“Kemi disa raste të dallueshme për të cilat po marrim masa për të zbardhur. Ato raste karakteristike janë shumë më pak se në vitet e kaluara. Në të gjithë vendin ka pasur një shkelje të rendit dhe qetësisë publike ose gjithsej 12 vepra penale, kryesisht tregti të paligjshme të drogës dhe një kërcënim për sigurinë”.

“Kemi evidentuar shkelje sipas ligjit për rendin dhe qetësinë publike, gjithsej 20 në të gjitha SPB-të, kemi regjistruar dy shkelje në bazë të Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, janë gjithsej 8 aksidente trafiku me dëme materiale në territorin e shteti. Ky është numri më i vogël i aksidenteve të tilla trafiku që kanë ndodhur deri më tani. Ka edhe ngjarje të tjera, ankesa që janë raportuar, gjithsej 11”, tha Spasovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori