LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: MPB tani më nuk bën përgjime joligjore, jemi të hapur për kontroll (Video)

Spasovski: MPB tani më nuk bën përgjime joligjore, jemi të hapur për kontroll (Video)

Me përgjegjësi mund të them se tani më nuk bëhet përgjim joligjor dhe për këtë gjë mund të ketë edhe kontrolle të ekspertëve, kontrolle nga komisione të Kuvendit, tha ministri për punë të brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski në intervistë për Radio Evropa e Lirë, duke shtuar se janë të hapur për të gjitha mbikëqyrjet në pajtim me ligjet.

Në pyetjen e gazetares se a janë të vërteta akuzat e opozitës se policia po përdoret për qëllime partiake, Spasovski tha se demanton një gjë të tillë, duke shtuar se një parti si OBRM-PDUKM që shndërroi Ministrinë e punëve të brendshme në shërbim partiak nuk ka besueshmëri të flasë për këto çështje, për partizimin e MPB-së dhe keqpërdorime në të.


Ministri Spasovski tha se për të është prioritet i parë realizimi i zgjedhjeve fer dhe demokratike dhe për këtë shkak bëjnë përgatitje, stërvitje të policëve të cilët do të bëjnë kontrollin e zgjedhjeve lokale në bashkëpunim me OSBE-në dhe apeloi deri te të gjitha partitë politike dhe vetë qytetarët që të kontribuojnë në mbajtjen e qetësisë gjatë procesit zgjedhor në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori