LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Grujevski dhe Boshkovski kanë pranuar logjistikë nga Maqedonia

Spasovski: Grujevski dhe Boshkovski kanë pranuar logjistikë nga Maqedonia

Ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se ish drejtori i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkoski, për të cilët kishte fletë arrest ndërkombëtar dhe u kapën në aeroportin e Selanikut, kanë pasur logjistikë nga Maqedonia derisa kanë qenv në arrati, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Spasovski në një intervistë për emisonin ‘360 gradë’ në Alsat thotë se MPB-ja infomatën për vend ndodhjen e dy të arratisurve e ka pranuar me bashkëpunimin e shërbimeve të shteteve fqinje.


“Ky është një aksion që e kemi punuar me bashkëpunim rajonal, janë të përfshira më shumë shërbime dhe njohuritë që i kishim më parë ndihmuan në përfundimin e suksesshëm të këtij aksioni. Për ne si shtet, në këtë çast është e rëndësishme të garantohet drejtësia për të gjithë. Pikërisht nga ky aspekt, detyrë kryesore e MPB-së ishte të kyçë të gjithë kapacitetet e mundshme, t’i gjejmë se ku janë, me bashkëpunimin rajonal të sigurojmë informata për ato”, tha Spasovski./Telegrafi/