LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Kritikat e mia i bënë mirë lojtarëve, luajtëm si ekip dhe merituam fitoren

Spalletti: Kritikat e mia i bënë mirë lojtarëve, luajtëm si ekip dhe merituam fitoren

Luciano Spalletti ka lënë të kuptohet se kritika e tij e ashpër ndaj Interit, javën e kaluar, ishte nxiste për këtë reagim, pasi ata mposhtën Sampdorian me rezultat të thellë 5-0.

Nerazzurrët treguan fytyrën e fillim sezonit në udhëtimin e tyre në Marassi, ku fituan me rezultat të thellë falë katër golave të Mauro Icardit dhe një tjetër të Ivan Perisicit dhe ky reagim i skuadrës i ka pëlqyer trajnerit Spalletti.


“Qëllimi i fjalëve të mia ishte të nxitnin lojtarët të bënin diçka më shumë dhe t’u jepnin atyre forcën që unë besoj se e kanë”, ka thënë fillimisht Spalletti për Mediaset Premium.

Interi shkatërron Sampdorian në udhëtim, Icardi shënon katër gola
Lexo po ashtu Interi shkatërron Sampdorian në udhëtim, Icardi shënon katër gola

“Unë nuk e di se çfarë garanton fitoren, por unë e di se çfarë garanton humbjen dhe kjo është duke i komplementuar lojtarët pavarësisht se çfarë bëjnë ata”.

Interi pati një super paraqitje ndaj Sampdorias (Getty Images)

“Më pëlqeu mënyra se si ekipi e interpretoi ndeshjen sot kundër një kundërshtari të vështirë, të cilët e lëviznin topin shpejt dhe treguan cilësinë e tyre në disa momente”.

“Ne nuk lejuam Sampdorian asgjë sot dhe grupi ka punuar mirë. Ne luajtëm si ekip dhe donim fitoren me çdo kusht”.

Sampdoria 0-5 Inter, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Sampdoria 0-5 Inter, notat e lojtarëve

“Dëshpërimi i tifozëve për Scudetto? Nuk ka asnjë pikë që të vjen keq për atë që tashmë ka ndodhur, pasi kemi humbur shumë kohë. Është më mirë të përqendroheni në ndeshjen e ardhshme dhe të luajmë kështu”.

“Ne e dinim se kur duhet të presim dhe kur të sulmojmë mbi kundërshtarët tanë dhe kjo na bëri të vuajmë më pak sesa në rrethana të tjera. Plus sot çdo top që e gjeti rrugën në zonë u shoqërua me atë fat të mirë që vjen nga entuziazmi”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori