LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin

Spalletti: Jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin
Tani të gjithë në pritje të ndeshjeve të fundit në Grupin B (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Luciano Spalletti është ndarë i zhgënjyer me humbjen e Interit në udhëtim te Tottenham Hotspur.

Nerazzurrët humbën 1-0 në Wembley në sajë të një goli të ardhur në minutat e fundit nga Christian Eriksen.


Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri italian Spalletti, i cili ka thënë se ishte i kënaqur me lojën, por jo edhe rezultatin.

Tottenhami fiton ndaj Interit dhe mban gjallë shpresën për të kaluar Grupin B
Lexo po ashtu Tottenhami fiton ndaj Interit dhe mban gjallë shpresën për të kaluar Grupin B

“Ne bëmë kryesisht atë që duhej të bënim, përveç disa momenteve të lojës”, ka thënë fillimisht Spalletti pas ndeshjes për Sky Sport Italia.

Matias Vecino dhe Jan Vertonghen gjatë një dueli (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin, por do të shkojmë në ndeshjen e ardhshme dhe të shohim se çfarë ndodh”.

“Mendova se po rriteshim, por nuk bëmë shumë mundësi për të shënuar, më pas pranuam një gabim dhe askush nuk ishte në gjendje të priste pasimin”.

Tottenham 1-0 Inter: Notat e lojtarëve, Vertonghen më i miri
Lexo po ashtu Tottenham 1-0 Inter: Notat e lojtarëve, Vertonghen më i miri

“Tottenhami kanë këtë forcë fizike, ata gjithmonë ju mbajnë nën presion gjatë gjithë ndeshjes dhe ne nuk reaguam kur Sissoko veproi gabim dy herë”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, Interi në ndeshjen e fundit vendimtare për kalimin e grupit e pret PSV-në, ndërsa Tottenhami udhëton te Barcelona. /Telegrafi/