LAJMI I FUNDIT:

Spalletti flet për atë se a mund të ndodhë shkëmbimi mes Osimhen dhe Ronaldos

Spalletti flet për atë se a mund të ndodhë shkëmbimi mes Osimhen dhe Ronaldos

Luciano Spalletti këmbëngul se nuk ka asgjë konkrete për momentin mes Napolit, Manchester United dhe Cristiano Ronaldos, por shpjegon se nuk do të ishte një shkëmbim me Victor Osimhen nëse do të ndodhte.

Sulmuesi nigerian gjeti rrjetën në të dy ndeshjet e tyre në Serie A deri më tani, megjithatë ai po lidhet me një transferim shokues prej 100 milionë euro te Djajtë e Kuq, i cili do ta huazonte portugezin te skuadra italiane dhe do të paguante pjesën më të madhe të pagës së pesë herë fituesit të Topit të Artë.


Duke folur në një konferencë për shtyp, trajneri Spalletti nuk i ka injoruar zërat e fundit për një shkëmbim të mundshëm.

Agjenti i Osimhen mohon shkëmbimin e nigerianit me Ronaldon: Ai do të luajë në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Agjenti i Osimhen mohon shkëmbimin e nigerianit me Ronaldon: Ai do të luajë në Ligën e Kampionëve

“Nëse po më pyesni nëse do të doja të punoja me Ronaldon, ju them se asnjë trajner nuk do t’i thoshte jo kësaj. Megjithatë, nëse shkojmë në ato fusha që gazetarët duan t’i plotësojnë vetë, atëherë siç tha agjenti i Osimhenit, nuk ka negociata”, ka thënë fillimisht trajneri i Napolit.

“Duke folur me (Presidentin Aurelio) De Laurentiis, ai më tha se nuk mori asnjë ofertë, kështu që le të qëndrojmë sa më realistë këtu dhe të marrim parasysh vetëm gjërat që mund të ndodhin”.

“Kanë mbetur vetëm pak ditë në merkaton e transferimeve, duket e pamundur që kjo të kalojë. Nuk ka asgjë konkrete për momentin”, ka shtuar Spalletti.

Ajax ia kumton Unitedit çmimin final të Antony
Lexo po ashtu Ajax ia kumton Unitedit çmimin final të Antony

Sidoqoftë, trajneri ishte më se i lumtur të diskutonte pasojat e një shkëmbimi të tillë midis Ronaldos dhe nigerianit Osimhen.

“Nuk do të ishte një shkëmbim, do të ishin dy nënshkrime të ndryshme, në atë rast. Njëri nga të dy mund ta kthejë lojën vetë. Por, në çdo rast, për momentin nuk duhet të konsiderojmë gjëra që nuk do të na ndihmojnë të marrim tre pikë në Firencë”.

“Osimhen është ai që duhet të jetë protagonist atje. Me një lojtar si Osimhen, i cili është kaq i talentuar, ne e dimë se ekziston rreziku i përhershëm që një pronar i pasur në mbarë botën të zgjohet në mëngjes dhe të vendosë ta blejë atë dhe kjo përfshin një klub si Manchester United”, ka potencuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori