LAJMI I FUNDIT:

SPAK vijon me arrestimin e zyrtarëve për korrupsion në Shqipëri

SPAK vijon me arrestimin e zyrtarëve për korrupsion në Shqipëri

Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda dhe dy persona të tjerë, Majlinda Hasani dhe Florida Beu që nga dita e martë janë në arrest shtëpie nën akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Masa e arrestit u vu nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me kërkesë të Në një deklaratë zyrtare të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).


Voda dyshohet se “ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe materiale me qëllim që të ushtronte ndikim të paligjshëm në persona të tjerë, që ushtrojnë funksione publike për të favorizuar në mënyrë të padrejtë shtetasen Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive në Ministrinë e Brendshme”.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal që bën fjalë për veprën penale ‘ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale ‘ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik'”, thekson deklarata e SPAK-ut.

SPAK operacion në Tiranë, hetohen 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë për tenderin e uniformave të policisë
Lexo po ashtu SPAK operacion në Tiranë, hetohen 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë për tenderin e uniformave të policisë

Ajo u emërua në postin e zëvendësministres së Brendshme në vitin 2017 dhe e mbajti këtë detyrë deri në korrik të vitit 2020, kur kryeministri Rama e liroi nga detyra.

Shkelja e barazisë në tender – SPAK akuzon një tjetër kryebashkiak

Pas arrestimit një javë më parë, të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, për “shkelje të barazisë në tender dhe shpërdorim detyre”, SPAK-u ka çuar një tjetër kryebashkiak në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: Eduart Kaprin, kryetar i Bashkisë së Pogradecit.

Ai akuzohet nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera publikë dhe shpërdorim detyre” si edhe për “pengim të zhvillimit të Zgjedhjeve Lokale 2019”.

SPAK ka kryer hetime lidhur me një tender për blerjen e druve të zjarrit me vlerë afro 9.2 milionë lekë [rreth 74 mijë euro] të kryer në vitin 2017, nga të cilat rezulton se Kapri ka shkelur barazinë në tender dhe ka shpërdoruar detyrën.

“Kapri ka bashkëpunuar me dy shtetas të arrestuar në flagrancë në qershor 2019, duke mbyllur me çelës derën e jashtme në tri shkolla dhe një kopsht, në qytetin e Pogradecit, të miratuara si qendra votimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019”, thekson SPAK.

Ish-kryetari i Pogradecit përfundon në gjykatë, abuzim me tendera
Lexo po ashtu Ish-kryetari i Pogradecit përfundon në gjykatë, abuzim me tendera

Përveç Kaprit, SPAK ka çuar në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar edhe pesë ish-punonjës të bashkisë Pogradec

Goditjet e SPAK-ut kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës filluan më 6 korrik, kur u arrestua Tushe dhe 10 punonjës të kësaj Bashkie, vijuan me arrestimin më 10 korrik të 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për tenderin me uniformat e policisë dhe mbrëmë me arrestin në shtëpi të Rovena Vodës.

Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja në një deklaratë publike, tha se “ky është vetën fillimi” duke nënkuptuar vijimin e goditjes së korrupsionit në nivel të lartë. Deklarata e tij vjen pas konsiderimit nga SHBA të korrupsionit si “cenim të sigurisë kombëtare ndaj SHBA, ndaj miqve dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Shqipërinë”. /Deutsche Welle/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori