LAJMI I FUNDIT:

Sot zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës, Prishtina dhe Ballkani luajnë për trofeun dhe garat evropiane

Sot zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës, Prishtina dhe Ballkani luajnë për trofeun dhe garat evropiane
Prishtina-Ballkani (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Prishtina dhe Ballkani do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll.

Pas mbylljes së sezonit në Ipko Superligën e Kosovës, ku kampion u shpall Drita dhe nën-kampion Gjilani, duke siguruar dy vende për garat evropiane, tani radha është për finalen e Kupës.


Dy klubet tjera që treguan një super-sezon, Prishtina dhe Ballkani do të luajnë mes vete në finalen e madhe, e cila përveç trofeut vlen edhe për një vend në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Evropës.

Prishtina dhe Ballkani mbyllin përgatitjet e fundit në 'Fadil Vokrri' para finales në Kupën e Kosovës
Lexo po ashtu Prishtina dhe Ballkani mbyllin përgatitjet e fundit në 'Fadil Vokrri' para finales në Kupën e Kosovës

Finalja e madhe mes këtyre dy skuadrave është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 17:45.

Ndeshjet në kampionat ishin shumë të luftuara mes dy skuadrave (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Për Prishtinën është kjo hera e dhjetë që luan në një finale dhe synimi i tyre është ta fitojnë trofeun e shtatë të Kupës në histori të klubit.

Në anën tjetër, Ballkani luan për histori pasi asnjëherë të vetme nuk ka të fituar këtë trofe dhe do të tentoj deri në fund të shkruaj historinë.

Sikurse trajneri Armend Dallku, ashtu edhe Ismet Munishi kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe ekipet e tyre janë gati për këtë finale.

Gjyqtar kryesor do të jetë Genc Nuza, ndërsa asistentët e tij Fatlum Berisha dhe Edmond Zeqiri.

Kurse gjyqtar i katërt në këtë ndeshje do të jetë Bujar Selimaj dhe pas portave Besfort Kosumi dhe Visar Kastrati. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori