LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon gjykimi për tentim-vrasjen ndaj ish-ministrit Nikolla Todorov

Sot vazhdon gjykimi për tentim-vrasjen ndaj ish-ministrit Nikolla Todorov

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore kundër gjyshit të Tamarës nga Velesi, Ljupço Stojanovski, i cili ngarkohet me akuzën për tentim-vrasje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Në seancë sot duhet të paraqiten analizat e reja psikiatrike, përmes të cilave duhet të vërtetohet nëse i akuzuari ka qenë i vetëdijshëm kur e ka kryer veprën penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Stojanovski më 1 qershor të vitit të kaluar gjuajti me armë zjarri drejt Nikolla Todorovit, pasi ndërroi jetë mbesa e tij Tamara duke pritur për të shkuar jashtë vendit për operim.

Për shkak të ekzistimit të rrezikut për ike dhe përsëritje të veprës penale, Stojanovski ndodhet në paraburgim./Telegrafi/