LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa”

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa”

Me dëshmitarë të cilët nuk ishin të pranishëm në seancat e kaluara, sot në Gjykatën penale Shkup, do të vazhdojë seanca gjyqësore për aferën e përgjimit, i njohur në opinion si “Shënjestra-Fortesa”. Në seancat e kaluara të kësaj lënde dëshmuan të punësuar në kompaninë Erikson, të cilët në dëshmitë e tyre cekën se për mirëmbajtje të sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK ata ishin organizuar në kujdestari, përkatësisht gjatë intervenimit të tyre në sistem çdoherë ka pasur përfaqësues të DSK-së.

Pas përfundimit të këtij grupi të dëshmitarëve, të cilët për shkaqe të ndryshme nuk u paraqitën në seancat e kaluara, në radhë do të jenë gazetarët dhe biznesmenët. Prokurorja Lençe Ristovska për MIA-n deklaroi se për maksimum 2-3 seanca do të fillojnë me prezantim të personave të dëmtuar si dëshmitarë në lëndën “Shënjestra-Fortesa”.


Të akuzuar kryesorë në këtë lëndë janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, përkatësisht disa të punësuar në ish-DSK-në.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Xheneta Begoviq dhe Vlladimir Tufegxhiq. Ndërsa aktakuza është e përfaqësuar nga treshja e prokurorëve Trajçe Pelivanov, Lençe Ristovska dhe Artan Ajro.

Të akuzuarit në këtë rast sipas aktakuzës ngarkohen se në periudhën 2008-2015 në mënyrë ilegale kanë përgjuar mbi katër mijë numra telefonik. Gjykimi për lëndën “”Shënjestra-Fortesa” ka filluar më 22.12.2017 dhe ende është në fazën e procedurës dëshmuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori