LAJMI I FUNDIT:

Sot do të vazhdojë festa e Pashkëve në Maqedoni

Sot do të vazhdojë festa e Pashkëve në Maqedoni

Besimtarët ortodoksë dhe katolik sot do të festojnë festën krishtere – Pashkët, ditë ku sipas tyre Krishti dëshmoi fuqinë e tij hyjnore dhe ringjallte të vdekurit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pashkët u shënuan edhe mbrëmë në mesnatë në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse të Maqedonisë, ndërsa sot do të mbahen liturgji.

Kjo festë është një kombinim i fesë dhe treditës së krishterëve, e cila fillon të enjten e shenjtë para agimit, ku amviset ngjyrosin vezë me ngjyrë të kuqe./Telegrafi/