LAJMI I FUNDIT:

Sot nis viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut

Sot nis viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut

Viti shkollor duhet të fillojë sot për 270 mijë filloristë dhe nxënës të shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut. Pandemia e coronavirusit ka shkaktuar shumë pasiguri në lidhje me zbatimin e mësimdhënies për nxënësit.

Disa nga studentët sot do të jenë në klasa, dy metra larg miqve të tyre, dhe shumica e tyre në shtëpi, përpara një kompjuteri për klasa në internet ose para TV. Testi i Platformës kombëtare të mësimit në distancë ishte plotësisht i pasuksesshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Krijuesit e platformës, profesorët dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit sigurojnë që dobësitë e platformës po hiqen dhe se gjithçka do të jetë mirë.

Në këtë platformë duhet të kyçen 270 mijë nxënës dhe mësues. Gjatë periudhës së testimit janë paraqitur rreth 160 mijë.

Mësimi me prani fizike, të cili do ta bëjnë filloristët deri në klasën e tretë dhe shkollat të cilat i kanë plotësuar kushtet për mësim me prani fizike, do të bëhet me respektimin e protokolleve shëndetësore dhe do të zhvillohen kryesisht në shkollat ​​e zonës që kanë më pak nxënës.

Rreth 600 shkolla fillore dhe të mesme morën leje për të filluar mësimin me praninë e nxënësve, ndërsa aplikuan mbi 860 shkolla. Miratimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive do të azhurnohen çdo muaj në varësi të situatës epidemiologjike.

Ndërsa në disa komuna tashmë është paralajmëruar bojkoti i mësimit online. Gjithashtu nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme kanë paralajmëruar bojkot, nëse nuk pranohet kërkesa e tyre që të realizohet mësim i kombinuar në komunat me gjendje stabile me pandeminë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori