LAJMI I FUNDIT:

Sot në Kuvend marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për faljen e borxhit

Sot në Kuvend marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për faljen e borxhit

Ratifikimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, që zyrtarizon konvertimin e borxhit për zhvillim, është një nga dy projektligjet e përfshira për diskutim në seancën e radhës së Kuvendit.

Marrëveshja me palën italiane parashikon mospagimin e detyrimeve që pala shqiptare i ka vendit fqinj kundrejt borxhit të huazuar nga ky i fundit, deri në shumën 20 milionë euro.

Krahas kësaj marrëveshje, rendi i ditës i parlamentit parashikon dhe diskutimin e disa ndryshimeve në ligjin ”Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”.

Por, debatet në seancën e sotme pritet të dominohen nga temat e nxehta të aktualitetit, si çështja e importit të mbetjeve, trafiku i drogës, pranimet në shkollat e larta e të tjera. /Telegrafi/