LAJMI I FUNDIT:

Sot mbyllet rruga Prizren-Prevallë

Sot mbyllet rruga Prizren-Prevallë

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës, se një pjesë e rrugës rajonale R-115 Prizren-Prevallë, nga Gornje Sello deri në Prevallë, te hotel “Sharri”, do të jetë e mbyllur për qarkullim të të gjitha automjeteve nga dita e sotme.

Mbyllja e këtij aksi rrugor po bëhet me qëllim të evitimit të rrezikut nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut dhe gurëve.


Ministria fton të gjithë qytetarët që të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese.

“Ministria e Infrastrukturës dhe organet e tjera kompetente janë duke u marrë me analizimin e situatës në këtë rrugë dhe për çdo zhvillim, qytetarët do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/