LAJMI I FUNDIT:

Sot mbahet seancë gjyqësore për “Sopotin”

Sot në Gjykatën Penale është caktuar seancë gjyqësore për lëndën “Sopoti”.

Kjo lëndë ka filluar prej vitit 2003, kur dy policë dhe një shtetas maqedon ndërruan jetë, pasi me automjetin e NATO-s kishin hasur në mina në rrugën regjionale Sushevo-Sopot, ndërsa për këtë ishin akuzuar 10 persona për terrorizëm, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në korrik ia kishte dorëzuar lëndën PSP, pasi në opinion kishin dalur bisdat e inçizuar të qeveritarëve lidhur me rastin. /Telegrafi/