LAJMI I FUNDIT:

Sot mbahet seanca e opozitës  

Sot mbahet seanca e opozitës  

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita  lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë është caktuar të mbahet sot në ora 10:00.

Kjo seancë e cila u tentua të mbahej mbrëmë nuk filloi për shkak të mungesës së deputetëve, ku në sallë ishin vetëm 58 deputetë.


Opozita mori vendim që seanca të vazhdojë sot në ora 10:00.

Për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme sipas rregullores kërkohet që prezent në seancë të jenë 61 deputetë.