Sot kongresi i PS-së

Rreth 1500 delegatë socialistë pritet të votojnë sot në Pallatin e Kongreseve. Aktiviteti i PS-së pritet të nis në orën 11:00. Fillimisht do të bëhet prezantimi i 4 shtyllave të programit.
Pas prezantimit të programit, që do të bëhet nga 4 deputetë të PS-së, pritet të marrë fjalën kryetari i PS-së, Edi Rama.
Më pas do të lejohet fjala e delegatëve, ku pritet të flasë dhe deputeti Arben Malaj. Malaj pritet të flasë për një pjesë të tezave që i ka përmendur edhe gjatë turit për “Modernizimin e partive politike”.
Pas kësaj pjesë të diskutimit, pritet të nis dhe votimi i delegatëve për të gjitha çështjet. /Noa/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/11/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































