LAJMI I FUNDIT:

Sot hyn në fuqi Rregullorja e BQK-së, deklarata e Bislimit se Rregullorja nuk e ndalon e as nuk merret me dinarin serb dhe sqarimet tjera

Sot hyn në fuqi Rregullorja e BQK-së, deklarata e Bislimit se Rregullorja nuk e ndalon e as nuk merret me dinarin serb dhe sqarimet tjera

Banka Qendrore e Kosovës javë më parë ka publikuar Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme, përmes së cilës bëhet e ditur se ndalohet ri-qarkullimi i kartëmonedhës 500 euroshe dhe se e valuta e vetme zyrtare në Kosovë është euro.  

Saktësisht thuhet se valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar të pagesave (SNP/KIPS) në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të Nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.


Kjo rregullore hyn sot në fuqi, më 1 shkurt 2024.

Megjithatë pas kësaj rregullore pati reagime të shumta, pasi rregullorja përjashton dinarin serb, me  të cilën janë kryer pagesa në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Ndalimi i ri-qarkullimit të kartëmonedhës 500 euroshe dhe i dinarit serb, BQK publikon sqarime shtesë  
Lexo po ashtu Ndalimi i ri-qarkullimit të kartëmonedhës 500 euroshe dhe i dinarit serb, BQK publikon sqarime shtesë  

Të mërkurën u shpeshtuan reagimet përkitazi me këtë çështje, gjersa QUINT-i ditë më parë ka kërkuar shtyrjen e zbatimit të kësaj Rregulloreje.

E në një konferencë për media zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës e cila hyn në fuqi më 1 shkurt ka për qëllim të mbrojë konsumatorin dhe sistemin e pagesave në vend.

Sipas tij, objekt i kësaj rregulloreje nuk ka qenë dhe as nuk është ndalimi i qarkullimit të ndonjë monedhe specifike në vend.

Në një konferencë për media, zëvendëskryeministri ka deklaruar se rregullorja “as nuk e ndalon, as nuk e lejon e as nuk merret me dinarin serb”.

“Qëllimi final i rregullores është mbrojtja e konsumatorit dhe sistemit të pagesave në Republikën e Kosovës. Objekt i rregullores nuk ka qenë e as nuk është ndalimi i qarkullimit të ndonjë monedhe specifike në vend, sepse kjo temë është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, është shprehur Bislimi.

A duhet BQK-ja të pezullojë vendimin për ndalimin e dinarit – mbi 70 përqind e qytetarëve thonë jo
Lexo po ashtu A duhet BQK-ja të pezullojë vendimin për ndalimin e dinarit – mbi 70 përqind e qytetarëve thonë jo

Ai tutje ka thënë se çfarëdo tentative që rregullorja të trajtohet vetëm nga aspekti i ndalimi i qarkullimit të një monedhe të caktuar, në rastin më të mirë përbën mosnjohje të rregullores apo kompetencave të BQK-së, por edhe tendencë për keqpërdorim të kësaj rregulloreje për tendenca jofisnike politike.

“Me nxjerrjen e kësaj rregulloreje, BQK-ja është kujdesur në maksimum për ruajtjen e pavarësisë së saj të plotë institucionale dhe menaxheriale. Me këtë BQK-ja ka dëshmuar nivel mbresëlënës të profesionalizmit, komponentë e rëndësishme në garantimin e integrimit të suksesshëm të sistemit tonë monetar në platformat dhe mekanizmat e bashkëpunimit rajonal dhe ato brenda eurozonës”.

40 mijë llogari bankare për serbët në Kosovë – Murati jep sqarime për Rregulloren e BQK-së

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se janë mbi 40 mijë llogari bankare që janë në dispozicion të qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë, përmes të cilave mund të pranojnë pagesa edhe në transfere ndërkombëtare.

“Çështja e dytë që është parashtruar ka qenë përdorimi i valutës së huaj për pagesa në Republikën e Kosovës, që deri më tani në disa raste ka mundur të jetë edhe praktikë, por konsideroj që në një shtet ku valuta zyrtare është Euro është më e përshtatshme që Euro të përdoret për pagesë”, ka thënë Murati.

Ministri ka shtuar se ka qenë më tepër obligim dhe detyrim i shtetit serb që e vetmja mënyrë që dikush ta pranoj pensionin, pagën apo ndihmën sociale të jetë në valutë të huaj pra dinarit serb.

“Me këtë mënyrë përmes transfereve ndërkombëtare besoj që do të ketë lehtësim përmes një dakordimi mes Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Serbisë, dhe kjo punë do të mund të zgjidhet shumë lehtë që qytetarët të vazhdojnë jetën normale. Pra, mundësitë ekzistojnë është çështje e vullnetit ë shtetit serb nëse duan të problematizojnë dhe të krijojnë telashe qëllimshëm, apo e kanë njëmend të ndihmojnë qytetarët”, tha ai.

Sa i përket zbatimit të kësaj rregulloreje, Murati u shpreh se  nuk ka qenë sekret që një pjesë e madhe e bizneseve që kanë operuar në veri, kanë operuar në mënyrë informale duke mos qenë të regjistruar dhe duke mos paguar taksa.

Shuhet aktiviteti i Komercijalna Banka në Kosovë
Lexo po ashtu Shuhet aktiviteti i Komercijalna Banka në Kosovë

“Tashmë në Leposaviq ekziston edhe zyra e ARBK-së që do të mundësoj regjistrimin e bizneseve atje”, u shpreh Murati.

Murati ka thënë se do të ketë fushatë që bizneset të fiskalizohen. “Jemi të përkushtuar që të ofrojmë edhe masa mbështetëse edhe për të gjitha bizneset e tjera”, ka thënë ai.

E lidhur me këtë të mërkurën janë deklaruar edhe e para e shtetit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Osmani tha se sa i përket zbatimit në praktikë janë duke u diskutuar një sërë opsionesh që në njërën anë do të respektohej neni 11 i Kushtetutës së Kosovës, por në anën tjetër do të lë një kohë për informimin e qytetarëve në veri në mënyrë që të zbatohet pa problem dhe me përkrahjen e shteteve aleate.

“Do të ketë një dakordim këto dy ditë dhe do të kemi edhe deklarata publike… Jam për atë që zbatimi të jetë i plotë dhe jo veç në letër dhe për të pasur zbatim të plotë na duhet edhe përkrahja e aleatëve në mënyrë që të kemi qëndrueshmëri… mund të bëhet edhe njëra edhe tjetra…”, tha ajo.

Ndalimi i dinarit serb, Osmani: Po diskutohen disa opsione, të respektohet Kushtetuta dhe të ketë kohë për informim - brenda dy dite do të ketë dakordim
Lexo po ashtu Ndalimi i dinarit serb, Osmani: Po diskutohen disa opsione, të respektohet Kushtetuta dhe të ketë kohë për informim - brenda dy dite do të ketë dakordim

“Kushtetuta është mbi të gjitha, por aleatët tanë nuk janë kundër Kushtetutës sonë. Kushdo që sugjeron një gjë tillë nuk e njeh historinë e Republikës së Kosovës…. Historia e Kosovës, si shtet i pavarur e sovran është arritur me sakrificën e heronjve tanë, por edhe me mbështetjen e aleatëve që po punojnë bashkë me ne për shtrirjen e sovranitetit në veri”, tha ndër të tjera e para e shtetit.

Ndërkaq, kryeministri Kurti ka thënë se vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) janë të pavarura, dhe i tillë është edhe ai për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë.

Ai ka deklaruar se rregulloret dhe vendimet e BQK-së janë plotësisht në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Ndryshe, vet kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja, thotë se pezullimi i rregullores së këtij institucioni, që do t’i ndalonte komunitetit serb përdorimin e dinarit të Serbisë nuk është në diskutim.

Rregullorja e BQK për operacionet me para të gatshme, guvernatori Ismaili sqaron efektet e saj në takim me ambasadorin e SHBA-ve
Lexo po ashtu Rregullorja e BQK për operacionet me para të gatshme, guvernatori Ismaili sqaron efektet e saj në takim me ambasadorin e SHBA-ve

Ai ka thënë se tha se në diskutim është vetëm shtyrja e zbatimit.

Megjithatë, deri në këto momente nuk ka ndonjë njoftim nga BQK apo autoritetet tjera shtetërore për shtyrjen e zbatimit të Rregullores për Operacionet me Paratë e Gatshme.

Kjo rregullore është paraparë të hyjë në fuqi më 1 shkurt 2024. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Kalo në kategori