LAJMI I FUNDIT:

A duhet BQK-ja të pezullojë vendimin për ndalimin e dinarit – mbi 70 përqind e qytetarëve thonë jo

A duhet BQK-ja të pezullojë vendimin për ndalimin e dinarit – mbi 70 përqind e qytetarëve thonë jo

Rregullorja e re e BQK-së lidhur me operacionet me paratë e gatshme që do të hyjë në fuqi nga 1 shkurti, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion.

Sipas kësaj rregullore, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euro.


E për këtë vendim vendet e QUINT-it dhe ambasadorët e huaj të akredituar në Kosovë, kanë kërkuar nga BQK që ta pezullojë zbatimin e tij.

Madje është thënë që kjo çështje të përfshihet edhe në dialogun me Serbinë.

Ndalimi i dinarit serb, sondazhi i Telegrafit: A mendoni se BQK duhet ta pezullojë këtë vendim?
Lexo po ashtu Ndalimi i dinarit serb, sondazhi i Telegrafit: A mendoni se BQK duhet ta pezullojë këtë vendim?

Telegrafi dy ditë më parë ka krijuar një sondazh ku ka pyetur qytetarët nëse duhet BQK-ja ta pezullojë këtë vendim.

Nga 1 mijë e 81 qytetarë që kanë shprehur mendimin e tyre në këtë sondazh, 77% prej tyre kanë thënë që jo nuk duhet, kurse 23% kanë votuar për po.

Në rregulloren e BQK-së, thuhet se valutat joeuro mund të përdoren vetëm për t’u ruajtur “në formë fizike apo në llogaritë bankare” dhe me to mund të kryen pagesa ndërkombëtare dhe këto valuta po ashtu mund të përdoren për këmbim.

Por, këmbimi, sipas BQK-së, mund të kryhet vetëm përmes institucioneve të licencuara nga ajo për këtë shërbim. /Telegrafi/