LAJMI I FUNDIT:

Sot dorëzohet materiali zgjedhor te komisionet komunale zgjedhore

Sot dorëzohet materiali zgjedhor te komisionet komunale zgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ) sot do të shpërndajë materialin zgjedhor deri te komisionet komunale zgjedhore.

Karavani i KShZ-së fillon të shpërndajë materialin nga Manastiri, që kur materialet zgjedhore do të merren nga shtypshkronja “Krio Danrdaro”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga aty, KShZ do të vazhdojë të shpërndajë në të gjitha 80 komisionet komunale zgjedhore ndërsa shpërndarja duhet të mbarojë gjatë ditë së sotme.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet të dielën më 21 prill./Telegrafi/