Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave pritet të prodhoj lojë cilësore për faktin se të dy skuadrat janë në garë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit tonë.

Ndërkohë, ndeshje e rëndësishme do të luhet edhe në duelin mes Ferronikelit dhe Ferizajt.
Skuadra nga Drenasi, e cila po lufton më të gjitha forcat të sigurojë mbijetesën në këtë rang garash, ne duel me ferizajasit do të kërkojë pikët e plota, edhe pse aspak nuk do të jetë lehtë, sepse skuadra e Arsim Abazit ende nuk është dorëzuar në garën për titull të kampionit.


Ndërkaq, ballafaqimi mes Dritës dhe Drenicës do të luhet pa ndonjë presion, sepse të dy skuadrat gjenden në pjesën e epërme të tabelës.

Kjo xhiro do të mbyllet të hënën pasdite në kryeqytet me përballjen mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës. /KP/Telegrafi/

Superliga / Xhiroja e 22-të

Sot takohen:
14:00, Drita-Drenica
14:00, Trepça ‘89-Trepça
15:00, Ferronikeli-Ferizaj

Nesër takohen:
15:00, Prishtina-Fushë Kosova 

telegrafi sport app