LAJMI I FUNDIT:

Sot betohen kadetët e rinj të FSK-së

Sot betohen kadetët e rinj të FSK-së

Në Kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, sot, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së.

Sipas një njoftimi për media, në këtë ceremoni do të marrë pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe zyrtarë dhe ushtarakë ndërkombëtarë. /Telegrafi/