LAJMI I FUNDIT:

Sony dhe Honda planifikojnë shitjen e makinave të tyre elektrike në SHBA në vitin 2026

Sony dhe Honda planifikojnë shitjen e makinave të tyre elektrike në SHBA në vitin 2026

Sony dhe Honda kanë njoftuar se planifikojnë të fillojnë shitjen e automjeteve të tyre elektrike të zhvilluara së bashku në SHBA në fillim të vitit 2026.

SHBA-ja është zgjedhur si tregu i parë për shkak të shijes së saj të zhvilluar mirë për veturat elektrike, transmeton Telegrafi.

Makinat do të dalin në shitje në Japoni më vonë të njëjtin vit, dhe më pas, ndoshta, në Evropë. Porositë paraprake për automjetet do të hapen në vitin 2025.

Dy kompanitë japoneze njoftuan se do të punonin së bashku në një sipërmarrje të re 50-50 në fillim të këtij viti, me kompaninë më vonë të quajtur Sony Honda Mobility.

Aleanca synon të bashkojë ekspertizën e Honda-s në prodhimin e makinave me aftësitë e Sony në fushat e sensorëve, softuerit dhe argëtimit. Kompanitë shpresojnë se duke bashkuar forcat mund të arrijnë të konkurrojnë me prodhuesit më të rinj të EV, si Tesla në SHBA dhe BYD në Kinë.

“Dorëzimi i parë [i automjeteve] pritet të jetë në Amerikën e Veriut në pranverën e vitit 2026. Në Japoni, dorëzimi është planifikuar të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2026”,  tha Yasuhide Mizuno, kryetar i Honda Mobility. /Telegrafi/