0Shares

Bashkia e Shkupit sonte njoftoi se do të hapet lagja e re e vitit të ri “Winterland” në sheshin “Maqedonia”. Nga Bashkia e Shkupit thonë se shtëpizat do të kontribuojnë në disponimin unik festive gjatë festave të vitit të ri.

“Në lagjen e vitit të ri janë të stolisura shtëpizat dhe do vend për lojëra dhe të qeshura, si dhe një skenë e vogël ku do të organizohen ngjarje që do të tërheqin vëmendjen e vizituesve, pa dallim moshe. Te hapësirat do të ketë lojëra fëmijësh, si dhe përmbajtje të ndryshme të karakterit të vitit të ri. Për adhuruesit e sporteve dimërore, në lagje do të vendoset patinazh”, thonë nga Bashkia e Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në pjesën qendrore të lagjes “Winterland” është vendosur bredhi që do të fillojë të ndriçojë sonte në ora 19:00. Ndërsa hapësira rreth bredhit është e organizuar si pjesë për ushqim pije, ky qytetarët mund të ulen dhe të shijojnë ofrimet e shtëpizave përreth.

Bashkia e Shkupi ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të vinë në shesh dhe të shijojnë magjinë e vitit të ri./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)