LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi i Telegrafit: A do të udhëtoni jashtë vendit pasi të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave?

Sondazhi i Telegrafit: A do të udhëtoni jashtë vendit pasi të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave?

Qytetarët e Republikës së Kosovës nga 1 janari më në fund do të lëvizin pa pasur nevojë të pajisen me viza për të hyrë në ndonjë shtet të Bashkimit Evropian.

Shumë qytetarë kanë menduar që të bëjnë udhëtimet e para drejt shteteve të BE-së për vizita turistike, por edhe familjare.


Telegrafi ka hapur një sondazh me pyetjen “A do të udhëtoni jashtë vendit në muajt e parë të 2024-ës pasi të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave?”.

Pa viza nga 1 janari - disa qytetarë entuziastë e disa thonë se kjo nuk ndryshon asgjë për ta
Lexo po ashtu Pa viza nga 1 janari - disa qytetarë entuziastë e disa thonë se kjo nuk ndryshon asgjë për ta

Se a do të udhëtoni apo jo shprehni mendimin tuaj këtu.


Ndryshe, për të hyrë në zonën Shengen pas 1 janarit 2024 është e rëndësishme që të keni pasaportë me afat të mjaftueshëm.

Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen.

“Për shembull, nëse planifikoni të hyni në zonën Shengen më 1 mars, 2024 dhe deklaroni tek policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars, 2024 atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor, 2024 pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit”, kanë bërë të ditur institucionet e Kosovës.

Më 18 prill të këtij viti Parlamenti Evropian miratoi vendimin që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në vendet e BE-së nga 1 janari i vitit 2024. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori