LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi i Musk, shumica votuan për “PO” – Twitter do të ofrojë amnisti të përgjithshme për llogaritë e pezulluara

Sondazhi i Musk, shumica votuan për “PO” – Twitter do të ofrojë amnisti të përgjithshme për llogaritë e pezulluara

Rreth 72 për qind e votuesve kanë votuar për “PO”, ndërsa vetëm 27.6 për qind kanë votuar kundër një sondazhi të fundit të vendosur nga pronari i ri i Twitter, Elon Musk.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për sondazhin në të cilin Musk ka shtruar pyetjen: “A duhet të ofrojë Twitter një amnisti të përgjithshme për llogaritë e pezulluara, me kusht që ato nuk kanë shkelur ligjin ose nuk kanë qenë të përfshira në ‘spam’ skandaloz?”.


Dhe pas rezultatit, Musk ka shkruar: “Populli ka folur. Amnistia fillon javën e ardhshme”.

Anketa e fundit e tij ishte në të njëjtën metodë që ai përdori për rastin e llogarisë së ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Lëvizja vjen pasi Musk është përballur me reagime negative se kriteret e tij për moderimin e përmbajtjes i nënshtrohen tekave të tij personale, me rikthim të llogarive të caktuara dhe jo për të tjera.

Llogaria e Trumpit në Twitter u riaktivizua pak ditë më arë pasi një shumicë e ngushtë e të anketuarve e mbështetën vendimin. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Lojëra
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Sa duhet të shqetësohemi me inteligjencën artificiale?

Sa duhet të shqetësohemi me inteligjencën artificiale?

Teknologji
Kalo në kategori