LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer i lumtur me transferimin e Sanchos dhe Varanes

Solskjaer i lumtur me transferimin e Sanchos dhe Varanes

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është i kënaqur me politikën dhe biznesin e drejtuesve në lidhje me transferimet këtë verë.

Jadon Sancho nga Borussia Dortmund, Raphael Varane nga Real Madrid dhe Tom Heaton nga Aston Villa kanë mbërritur të gjithë me më shumë se një muaj në treg për të punuar dhe kjo e ka kënaqur trajnerin Solskjaer.


“Si menaxher, nuk mund të kërkoni më shumë mbështetje kur t’i keni dy lojtarë kaq shpejtë”, ka thënë fillimisht norvegjezi.

Zyrtare: Jadon Sancho, lojtar i ri i Manchester Unitedit
Lexo po ashtu Zyrtare: Jadon Sancho, lojtar i ri i Manchester Unitedit

“Çdo menaxher do të ishte i lumtur kur marrëveshjet bëhen më shpejt. Këtë vit ne kemi arritur ta rregullojmë këtë”.

“Të dyja marrëveshjet në të cilat kemi hyrë do të bëjnë një ndryshim të madh për ne, këtë sezon, në afatshkurtër dhe gjithashtu në afatgjatë”.

“Raphael është në kulmin e tij, ai është në të njëjtën moshë me Harry Maguire, një vit më i vjetër se Eric Bailly dhe disa vjet më i vjetër se Victor Lindelof. Kam një grup fantastik të qendërmbrojtësve”.

Arrihet marrëveshja mes Manchester Unitedit dhe Real Madridit për Varanen
Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes Manchester Unitedit dhe Real Madridit për Varanen

“Me Jadon gjithashtu, dhe me sulmuesit e rinj që kemi, është emocionuese”.

“Ne jemi grindur më parë deri në fund të afatit kalimtar. Tani më duhet të them se mendoj se jemi në një pozitë të mirë”, përfundoi Solskjaer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori