LAJMI I FUNDIT:

Snapchat tani ju lejon ndarjen e videove të YouTube përbrenda postimeve tuaja

Snapchat tani ju lejon ndarjen e videove të YouTube përbrenda postimeve tuaja

Snapchat po e bën më të lehtë ndarjen e videove të YouTube-s brenda ‘snap-it’ ose story-it tuaj, duke lejuar të anashkaloni procesin e kopjimit, ngjitjes dhe bashkëngjitjes së video si lidhje (nëpërmjet Android Police). Funksioni është i disponueshëm si në Android ashtu edhe në iOS.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tani, gjithçka që duhet të bëni është të kërkoni videon në YouTube që dëshironi ta ndani, shtypni butonin “share” dhe më pas zgjidhni aplikacionin Snapchat.

Snapchat do të hapet dhe videoja do të shfaqet automatikisht në kamerën tuaj si sticker i veçantë, duke shfaqur kështu emrin dhe krijuesin e videos.

Pasi ta bëni fotografinë ose videon tuaj në Snapchat, mund të luani me madhësinë e sticker-it të videos, ta rrotulloni atë dhe ta vendosni kudo që dëshironi ju në ekran.

Kushdo që shikon foton ose story-in tuaj mund të klikojë në linkun dhe ta shikojë videon brenda aplikacionit YouTube ose në shfletuesin e tyre të internetit. /Telegrafi/