LAJMI I FUNDIT:

Snapchat lanson veçorinë e re ku mund të bëni video me dy kamerat në të njëjtën kohë – atë para dhe mbrapa

Snapchat lanson veçorinë e re ku mund të bëni video me dy kamerat në të njëjtën kohë – atë para dhe mbrapa

Snap ka lansuar veçorinë e re Dual Camera, që do të lejojë njerëzit të përdorin dy kamerat në të njëjtën kohë.

Me veçorinë e re ju mund të përdorni të dy kamerat e telefonit në të njëjtën kohë (atë të përparme dhe mbrapa) të bëni foto ose video.


Kamera e Snap është një nga kamerat më të përdorura në botë, thotë kompania, transmeton Telegrafi.

Sipas kompanisë, “Kamera e Dyfishtë Snapchat” do të jetë e disponueshme globalisht në iOS, derisa në Android mund të vijë në muajt e ardhshëm.

Sipas një postimi në blog, modelet e iPhone duke përfshirë iPhone XS, iPhone XS Max, iPhone XR, iPhone 11 Pro, iPhone 11 Pro Max, iPhone SE, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max do ta kenë të disponueshëm funksionin.

Siç u përmend, kjo veçori ju lejon që të krijoni përmbajtje duke përdorur dy kamerat e telefonit njëkohësisht.

Për shembull, ju jeni duke parë një lojë futbolli me miqtë tuaj të shtunën në mbrëmje. Më parë, ju mund të regjistronit veçmas atë që po ndodh në TV ose veçmas reagimin tuaj në Snapchat. Me kamerën e dyfishtë, ju mund të regjistroni atë që po ndodh në televizor dhe reagimin tuaj në të njëjtën kohë për të dhënë një perspektivë më të mirë të situatës suaj. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kalo në kategori