LAJMI I FUNDIT:

Snap lanson këtë javë abonimin me pagesë ku do të keni mundësi të shihni se kush shikon storjet e juaja më shumë se një herë

Snap lanson këtë javë abonimin me pagesë ku do të keni mundësi të shihni se kush shikon storjet e juaja më shumë se një herë

Duke filluar nga kjo javë, Snap do të fillojë të ofrojë një abonim opsional të quajtur Snapchat Plus që zhbllokon veçoritë ekskluzive dhe të aksesit të hershëm.

Me një çmim prej 3.99 dollarë në muaj, abonimi iu kushtohet “njerëzve që kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke komunikuar me miqtë e tyre më të ngushtë në Snap”, thotë për The Verge zëvendës-presidenti i lartë i produktit të kompanisë, Jacob Andreou, transmeton Telegrafi.


I quajtur Snapchat Plus, është përpjekja e parë reale e Snap për të fituar para jashtë reklamave, megjithëse Andreou thotë se nuk ka pritshmëri që Plus të bëhet një “burim i ri material i të ardhurave”.

Të paktën fillimisht, Snapchat Plus është kryesisht një përmirësim kozmetik. Karakteristikat më të dukshme përfshijnë aftësinë për të ndryshuar stilin e ikonës së aplikacionit, për të parë se kush ka rishikuar ‘storjet’ e tua dhe të fokusoni një nga miqtë tuaj në krye të historisë së bisedës tuaj si “BFF”.

Andreou, thotë se veçoritë “me një lojtar” si pini BFF ka gjasa të mbetet i kufizuar për abonentët e Plus, ndërsa veçoritë që mbështeten në ndërveprimet me të tjerët do të lansohen dikur për të gjithë bazën e përdoruesve.

Duke prezantuar një nivel me pagesë, është e natyrshme të pyesim veten nëse Snap planifikon t’i lejojë njerëzit të paguajnë për të hequr reklamat në aplikacion.

Andreou e minimizon mundësinë, duke thënë se “reklamat do të jenë në thelb të modelit tonë të biznesit për një afat të gjatë”.

Megjithatë, është e qartë se Snap sheh një mundësi për të diversifikuar të ardhurat. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Nga “F1” deri te “F12”, ja për çfarë shërbejnë këta butona ‘misterioz’ në tastierë

Nga “F1” deri te “F12”, ja për çfarë shërbejnë këta butona ‘misterioz’ në tastierë

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
SAP drejt kreut në bazat e të dhënave

SAP drejt kreut në bazat e të dhënave

Teknologji
Kalo në kategori