Sam Smith e ka penguar Madonnan të kryesojë për të 12-tën herë me një album në top-listën zyrtare të albumeve në Britani të Madhe duke ia rrëmbyer pozitën e parë.

Albumi më i ri i Mbretëreshës së muzikës pop, “Rebel Heart”, ka qenë i pari gjatë gjithë javës, mirëpo në momentin e fundit i doli përpara albumi i britanikut, “In The Lonely Hour”.


Smith e mposhti Madonnan me 12.000 shkarkime më shumë.

“Rebel Heart” është albumi i 13-të i Madonnas dhe aty gjenden bashkëpunime me yje, si Kanye West, Nicki Minaj, Alicia Keys e Avicii.

Top-pesë albumet e javës:

1) Sam Smith – In The Lonely Hour

2) Madonna – Rebel Heart

3) Ed Sheeran – x

4) Noel Gallagher’s High Flying Birds – Chasing Yesterday

5) George Ezra – Wanted on Voyage

/Telegrafi/