LAJMI I FUNDIT:

Smaka: Formimi i qeverisë së re mund të zgjasë deri në një vit, qeveria në dorëheqje ka të gjitha autorizimet për të marrë vendime

Smaka: Formimi i qeverisë së re mund të zgjasë deri në një vit, qeveria në dorëheqje ka të gjitha autorizimet për të marrë vendime

Qeveria Kurti mbrëmë u rrëzua me 82 vota të deputetëve, të cilët votuan pro mocionit të mobesimit të iniciuar nga partneri i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Votimi i këtij mocioni u bë pas plotë 12 orësh diskutime mes deputetëve e ministrave, në kohën kur qytetarët e Republikës së Kosovës po përpallen me pandeminë (COVID-19).


Edhe në rrethana të zakonshme, formimi i një Qeverie merr kohë. Kemi pikërisht rastin paraprakë, atë të Qeverisë Haradinaj, ku ish-kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje më 17 korrik 2019, ndërsa ishte në detyrë deri më 2 shkurt 2020.

Në situatën emergjente shëndetësore, në të cilën gjendet Republika e Kosovës, kjo çështje, sipas njohësit të Kushtetutës, Riza Smaka, pra periudha e formimit të Qeverisë së re mund të zgjasë deri në një vit.

Smaka për Telegrafin ka thënë se nuk ka një afat kushtetues që e obligon partinë apo koalicionin ta formoj Qeverinë e re, duke mundësuar kështu që gjendja të vazhdoj pafundësisht.

“Në rrethanat ekzistuese të vendit tonë ky vakum mund të zgjasë pa kufij. Në rrethanat më normale do të zgjaste, e jo në rrethana ekzistuese, kjo për shkak se ka parti politike që kanë vendosur vija të kuqe, LDK-ja me PDK-në, këto që janë subjekte më të mëdha, e këto të tjerat nuk mjaftojnë për ta formuar kuantitativin, vetëm nëse do t’i kishin marrë minoritarët, por edhe atje kanë vija të kuqe, kështu që gjasat për tu formuar një koalicion kompetent në aspektin kuantitativ, për t’i pasur 61 vota e për tu zgjedhë janë të vogla, plus animozitetet që ekzistojnë. Edhe një problem kushtetutes është këtu, që nuk ka afat, është dispozitë e mendjes, nuk ka afat që prej momentit që qeveria është në dorëheqje, deri në propozimin e kandidatit janë kaq ditë, e ai afat nuk ekziston që u pa gjatë formimit të qeverisë, LVV dhe LDK”, sqaroi Smaka.

Sipas tij, në rrethanat në të cilat gjendet Kosova, mund të zgjas deri në një vit formimi i Qeverisë së re.

“Prandaj janë tre faktorë këtu, heterogjeniteti i partive politike parlamentare, antagonizmi i madh i tyre, mungesa e kohës së caktuar që në afat do ta obligonte partinë apo koalicionin për ta bërë qeverinë, ose për të deklaruar që nuk kam mundësi dhe presidenti t’i shpallë zgjedhjet. Dhe, kemi pandeminë që dikur do të kaloj, por pastaj kemi një periudhë kalimtare, kufizime e të tjera, kështu që mund të pritet një vit së paku”, tha Smaka për Telegrafin.

Megjithatë, vendi nuk do të mbetet pa ekzekutiv funksional, sepse sipas Smakës, kjo qeveri që tani është në statusin e qeverisë në dorëheqje, ka të gjitha autorizimet sikurse më herët dhe mund të kryejë të gjitha detyrat.

“Vlen ta theksoj se Qeveria në dorëheqje quhet asi soji, por ka autorizim të qeverisë në kuptim të plotë, sepse nuk ka dispozitë as kushtetutare as ligjore që ia redukton autorizimet gjatë periudhës që është qeveri në dorëheqje. Në juridik vlen rregulla, një çështje që nuk është e ndaluar, është e lejuar. Kjo nuk është e kufizuar, prandaj qeveria në dorëheqje, do të jetë ekzekutivi i vendit deri në zgjedhjen e qeverisë së re”, shprehet Smaka.

Njohësi i Kushtetutës, ka sqaruar edhe procedurën sesi duhet të veprohet tash e tutje, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ai tha se përparësi në formimin e qeverisë së re, si parti e para në zgjedhje ka përsëri Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa nëse nuk arrin që të bëj 61 deputet, presidenti i vendit shpallë zgjedhjet të parakohshme.

“Fillimisht është etapa e zgjedhjes së qeverisë, nga këta deputet të cilët janë parlamentar tash për tash. Partia politike po koalicioni politik që do ta formoj, sigurojë numrin e nevojshëm për formimin e qeverisë, do t’ia propozonte presidentit Thaçi e ai do ta mandatonte për formimin e Qeverisë. Mundet vetëm një koalicion për ta bërë këtë punë, sepse shumica është 61, për shkak se nëse një koalicion e siguron 61-shin, tjetri mbetet 59. Përparësi ka Lëvizja Vetëvendosje si parti e para në zgjedhje. Nëse do të dështonte formimi i Qeverisë në këtë procedurë, atëherë presidenti në kushte normale do t’i shpallte zgjedhjet e parakohshme, por për shkak të rrethanave ekzistente shëndetësore pandemike, kjo mund të zgjasë më shumë”, tha Smaka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori