LAJMI I FUNDIT:

Sllovakia ka dërguar një sistem anti-ajror S-300 me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

Sllovakia ka dërguar një sistem anti-ajror S-300 me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

Siç njoftoi kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger përmes llogarisë zyrtare në Twitter, Sllovakia ka dërguar një sistem kundërajror S-300 në Ukrainë.

Heger theksoi se ukrainasit po mbrojnë me guxim shtetin e tyre sovran, por edhe Sllovakinë, dhe se është detyrë e tyre të ndihmojnë dhe të mos injorojnë humbjet e jetëve njerëzore për shkak të pushtimit rus.


Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet që tregojnë lokomotivat e trenave që transportojnë këtë sistem kundërajror në Ukrainë.

Dorëzimi i sistemit S-300 është dorëzimi i parë i një sistemi të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Ukraina ka kërkuar vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane që të ofrojnë këtë lloj ndihme.

S-300 është një sistem i mbrojtjes ajrore i zhvilluar në Bashkimin Sovjetik, por ende konsiderohet një armë jashtëzakonisht e fuqishme në mbrojtjen ajrore. Sllovakia zotëronte një bateri të këtij sistemi në variantin S-300PMU me 45 raketa.

Avantazhi për Ukrainën është se ata tashmë kanë sisteme të këtij lloji dhe kanë personel të trajnuar për përdorimin e tij. /Telegrafi/