LAJMI I FUNDIT:

Sllagjana Taseva kërcënohet me padi penale (Foto)

Sllagjana Taseva kërcënohet me padi penale (Foto)

Përmes profilit të saj në Facebook, Sllagjana Taseva nga “Transparenca Maqedoni” bën të ditur se ka pranuar kërcënime nga zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Sipas saj, Angjushev i ka thënë se do ta çon çështjen deri në fund, dhe se do ta paditë, duke ia kujtuar se është doktori më i ri i shkencave.


Taseva shprehet e habitur dhe ngre dilemën nëse kjo është Qeveria për të cilën ka dalë në rrugë.

Sipas saj, mbikëqyrja e falimentimit të firmës “Feni Industri” paska shqetësuar shumëkënd, e më shumë kërcënuesin e saj./Telegrafi/