LAJMI I FUNDIT:

Skype po këndellet ngadalë

Skype po këndellet ngadalë

Shërbimi Skype ka filluar të këndellet ngadalë e sipas informatave të fundit aktualisht rreth 10 milionë përdorues janë në të.

Ditën e dytë pas paraqitjes së problemit, Skype kishte informuar se shërbimi i tyre ende ishte pa qasje për një pjesë të madhe të përdoruesve, mirëpo situata po rregullohet.

Në Skype theksojnë se shërbimi po këndellet dhe se sipas informatave të fundit të paraqitura në blogun zyrtar aktualisht në të janë paraqitur rreth 10 milionë përdorues, që është rreth 60 për qind të shifrës së pritur.


Zyrtarët e Skype theksojnë se edhe më tej janë duke punuar intensivisht për rregullimin e shërbimit, mirëpo për shkak të mënyrës se si softueri i tyre punon ende nuk e dinë saktësisht se sa përdorues janë lidhur në të.

Po ashtu, ata theksojnë se disa shërbime mund të janë dukshëm më jostabile sesa zakonisht, e shërbimet si video-konferencat në grup do të duhet më shumë kohë për të filluar prapë të punojnë në mënyrë normale.

Ndërkohë, raportohet se Skype ka shprehur gatishmërinë që t’ua kthej paratë të gjithë shfrytëzuesve të saj gjatë kohës sa ka zgjatur ky problem nuk kanë mundur të bëjnë thirrje. /Telegrafi/