LAJMI I FUNDIT:

Sky Sport ua zbulon Kosovën anglezëve: Njihuni me Brazilin e Ballkanit

Sky Sport ua zbulon Kosovën anglezëve: Njihuni me Brazilin e Ballkanit

Sky Sporti britanik ka bërë një rezyme për ekipin e Kosovës që sot zbarkon në Angli për tu ndeshur me ‘Tre Luanët’.

Kosova është cilësuar si “Brazili i Ballkanit”, ndërsa Sky Sports i ka renditur disa nga pikat kyçe anglezët duhet t’i dinë për Kosovën.


“Kosova, që ka popullatë prej rreth 1.8 milion banorësh, është dashur të luftojë për gati dhjetë vjet para se të pranohej në FIFA e UEFA si anëtare me të drejta të plota në vitin 2016, tetë vjet pasi shpalli pavarësinë në shkurt të 2008-s”.

“Disa shtete, përfshirë Serbinë, akoma nuk e njohin sovranitetin e Kosovës dhe çështja vazhdon të përzihet edhe në futboll”, shkruan Sky.

Aty theksohet edhe arrestimi i tetë fansave çekë para ndeshjes Kosovë – Çeki, të cilët planifikonin të shfaqnin një dron gjatë ndeshjes, me një flamur ku shkruante “Kosova është Serbi”.

Ndeshjen e parë zyrtare Kosova e luajti me në vitin 2014 ku barazoi pa gola në miqësoren me Haitin.

Kosova luajti ndeshjen e parë ndërkombëtare në shtator të 2016-s, ku barazoi 1-1me Finlandën.

Përzgjedhësi

Bernard Challandes, nuk ka emër të madh, por ka arritur të bëjë një menaxhim të jashtëzakonshëm te Kosova.

68-vjeçari e ka marr drejtimin e ekipit në vitin 2018 dhe i ka kthyer rezultatet dhe entuziazmin.

Ai nuk ka pasur karrierë të bujshme menaxheriale, pasi ka drejtuar klube si Young Boys e Zurich, por edhe Zvicër U21 dhe Armeninë.

Suksesin më ë madh e ka pasur me Zurichun kur e fitoi titulli në vitin 2009.

Forma e Kosovës

“Dardanët” janë të pamposhtur në 15 ndeshje, duke marr 10 fitore dhe nga fansat cilësohet si ‘Brazili i Ballkanit’”.

Sky shkruan se Kosova arriti ta dominojë grupin në Ligën e Kombeve dhe është arrë e fortë tani në Kualifikimet për Evropian, për kombëtare si Anglia, Bullgaria e Çekia, duke i mposhtur këto dy të fundit.

Aktualisht Kosova është në vendin e 120-të në ranglistën botërore të FIFA-s.

Yjet që anglezët mund t’i njohin

Në Angli luajë disa lojtarë shqiptarë, por tre të Kosovës janë pjesë  e klubeve të Championship.

“Sky Sports” e cek sulmuesin e Sheffieldit, Atdhe Nuhiun.

Si yll llogaritet Bersant Celina që është po ashtu fytyrë e njohur. Ai luan te Sëansea, ndërsa më parë ka luajtur edhe në Manchester City.

Dy gazetarë Kaven Solhekol dhe Mark McAdam, e kanë cilësuar Kosovën si ekip të fortë dhe që mund të bëjë befasi.

Aty është kujtuar edhe lidhja e fortë e Anglisë me Kosovën nga lufta e vitit 1999.

Shumë mënjë në Kosovë e mbajnë emrin e Tony Blair, sport të shqiptuar Tonibler. /Telegrafi/