LAJMI I FUNDIT:

SKV: Universiteti i Prishtinës, institucion klientelist

SKV: Universiteti i Prishtinës, institucion klientelist

Arlind Manxhuka, nga organizata për Studim Kritikë dhe Veprim, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se Universiteti i Prishtinës është kthyer në institucion klientelist, ku krijohet dhe rritet vota.

Mbi këtë bazë dhe duke shtuar arsye tjera, ai ka thënë se protesta në përvjetorin e themelimit të këtij institucioni është krejt e përligjur.


“UP-ja është kthyer në institucion klientelizmi për të krijuar dhe rritur votën. Ne menduam që është e pavend dhe i pajustifitueshëm ky shënim nga Universiteti i Prishtinës. Me këtë rast ne deshëm të bëjmë një akt simbolik duke shpalosur një transparent ku shkruante ‘Universiteti PRONTO’. Së bashku me disa kolegë u futëm në sallë dhe ngritëm disa parulla, mes të cilave edhe kjo që përmenda”, tha ai.

“Pasi u futëm në sallë dhe ngritëm transparentin. Një aktiviste jona deshi të mbajë edhe një fjalim të shkurtër. Por kjo nuk u lejua. Më pas pamë reagimin e policisë, që na nxori zvarrë. Nëse do të na lejohej akti simbolik, kjo ngjarje ndoshta do të kalonte në heshtje. Por nuk ndodhi ashtu”.

Manxhuka më tutje ka theksuar se kritikat që marrin se janë instrument i Lëvizjes Vetëvendosje janë krejt të pabaza.

“Shumica e anëtarëve tanë janë pjesë edhe e VV-së. Por kusht për të qenë pjesë e SKV-së nuk është të jesh pjesë e këtij subjekti. Është keqpërdorur shumë tendenca për t’u paraqitur si të paanshëm, ndërsa vërehej qartë anshmëria. Problemi kryesor i këtyre organizatave është se kritika e tyre kryesore është se ne jemi instrumet i Vetëvendosjes. Duhet të dihet që kritika jonë fillestare ka qenë kundër Këshillit të UP-së. Ne jemi në situatë kur pushteti është instaluar në universitet, ndaj cdo qasje kundër është e pamundur. Mbrojtja e pushtetit nga disa organizata tregon qartë anshmërinë politike të tyre”. /Klan Kosova/