LAJMI I FUNDIT:

SKV: Ja pse penguam fjalimin e Enver Hasanit

SKV: Ja pse penguam fjalimin e Enver Hasanit

Lëvizja Studentore për Barazi-Studim, Veprim, Kritikë (SKV) pranoi se pengoi fjalimin e Enver Hasanit.

Hasani ishte pjesë e seminarit të organizuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës për vlerat, sfidat dhe perspektivën e Kushtetutës së Kosovës në tetëvjetorin e miratimit të saj.


Ndërprerjen e fjalimit nga Lëvizja SKV e konfirmoi për KALLXO.com aktivisti i saj Astrit Dehari.

“Ne si grup studentor kemi marrë pjesë në atë seminar dhe me metoda krejt paqësore e kemi ndërpre fjalimin së pari të Enver Hasanit për shkak se mendojmë që është njeri që më së shumti i ka shërby edhe Hashim Thaçit e edhe Hajredin Kuçit për vendime të ndryshme që e kanë dëmtuar Kosovën sa ka qenë kryetar i Gjykatës Kushtetuese,” tha ai.

Përveç Hasanit u pengua edhe fjalimi i ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi, ndërsa më pas ndërhyri sigurimi, e policia hyri në objektin e fakultetit, ndërsa seminari ndërroi lokacion.

Dehari tha se disa studentë të SKV-së po mbahen në polici.

“Deri më tani janë 4 ose 5 studentë janë në mbajtje nga policia”, tha Dehari.

Sipas tij policia ndërhyri në mënyrë të dhunshme për ta larguar grupin e studentëve nga salla ku mbahej fjalimi i Enver Hasanit, pa ndonjë të drejtë ligjore.

“Ka ndërhyrë policia në kampusin e universitetit, kanë arrestuar studentë dhe ne mendojmë që është shkelje flagrante e Ligjit për Arsimin e Lartë, dhe ne s’kemi me e leju një situatë të tillë”.

Sipas nenit 13, pikës 4 të Ligjit mbi Arsimin e Lartë ku flitet për autonominë e bartësve të këtij arsimi “mjediset e bartësve të licencuar të arsimit të lartë gëzojnë paprekshmërinë nga organet e rendit publik, përveç rasteve të përcaktuara ndryshe me ligje të veçanta”.

Ndërsa sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 40 pikës 1, thuhet se liria e shprehjes është e garantuar.

“Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush”, thuhet në këtë nen e këtë pikë.

Ndërsa pika 2 e këtij neni thotë se liria e shprehjes mund të kufizohet me ligj në raste kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare.

Sipas aktivistit të Lëvizjes Studentore SKV, ata nuk kishin qëllime që të lëndonin dikë ose të ndërmerrnin ndonjë veprim të dhunshëm, por vetëm të ndërprisnin fjalimin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe ish-rektorit të UP-së.

“Nuk kemi pasur qëllim me sulmu dikë-aty thjesht është ndërpre fjalimi dhe janë përdorë filikaqat, por asgjë tjetër. Krejt qëllimi ka qenë me e ndërpre fjalimin dhe mos me i lanë me e interpretu kushtetutën para studentëve ata që vetë e shkelin kushtetutën,” sqaroi Dehari.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës në lidhje me hyrjen e sotme në ambientet e UP-së dhe ndalimin e studentëve, por zyrtarë policorë nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim në lidhje me situatën e krijuar sot.

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori