LAJMI I FUNDIT:

Skriniar flet për aventurën te PSG si dhe tregon momentin më të bukur që e kishte te Interi

Skriniar flet për aventurën te PSG si dhe tregon momentin më të bukur që e kishte te Interi

Milan Skriniar po e shijon aventurën te Paris Saint Germain ku iu bashkua gjigantit francez në verë si futbollist i lirë pas largimit nga Interi.

Qendërmbrojtësi sllovak kishte pritur deri në fund të kontratës me Interin në mënyrë që t’i bashkohej parisienëve si lojtar i lirë dhe ai tani është shumë i lumtur në kryeqytetin francez.


28-vjeçari ka folur për faqen zyrtare të klubit ku ka thënë se për të është krenari që është pjesë e një klubi si PSG.

Skriniar i lumtur me aventurën parisiene: Dua t'i bëj të lumtur të gjithë
Lexo po ashtu Skriniar i lumtur me aventurën parisiene: Dua t'i bëj të lumtur të gjithë

“Jam krenar që vesh fanellën e këtij klubi, pasi është faza më e rëndësishme e karrierës sime. Është diçka e pabesueshme të jem pjesë e PSG-së. Jam ndjerë menjëherë mirë këtu që prej ditës së parë”.

Reprezentuesi sllovak ka thënë se të gjithë te PSG nga shokët e skuadrës dhe punëtorët e tjerë janë sjell në mënyrë fantastike me të.

Marotta flet për rolin e Lautaros në Inter dhe 'prishjen e marrëdhënieve' me Skriniar
Lexo po ashtu Marotta flet për rolin e Lautaros në Inter dhe 'prishjen e marrëdhënieve' me Skriniar

“Shokët janë fantastikë, por dua të them se të gjithë njerëzit që punojnë te PSG janë të sjellshëm me mua. Jam realisht shumë i lumtur”, thekson mbrojtësi sllovak.

Tutje mbrojtësi sllovak ka folur edhe për karrierën e tij te Interi duke zbuluar momentin më të mirë pas gjashtë viteve qëndrim në fanellën zikaltër.

“Kam qenë për gjashtë vite pjesë e një prej klubeve më të mëdha në botë. Fituam shumë. Vitin e parë u kthyem në Champions League, ishte fantastike. Por, momenti më i bukur ishte fitimi i titullit kampion”, tha Skriniar. /Telegrafi/.

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori