LAJMI I FUNDIT:

Skoda, nën-marka e Volkswagen e konsideron tërheqjen nga tregu kinez

Skoda, nën-marka e Volkswagen e konsideron tërheqjen nga tregu kinez

Prodhuesi çek i veturave, Skoda Auto, pjesë e Volkswagen po e konsideron tërheqjen nga Kina, dhe pritet që vendimin final ta bëjnë vitin e ardhshëm, citohet të ketë thënë drejtori ekzekutiv Klaus Zellmer nga revista javore Automobilwoche.

“Gara është intensive në tregun kinez, kështu që ne bashkë me partnerin tonë kinez, do të konsiderojmë hapat e ardhshëm”, ka deklaruar Zellmer. “Nëse duam të fokusojmë energjinë tonë, ia vlen të kontrollojmë të gjithë skenarët dhe më pas të vendosim për më tutje”, shtoi ai.


Drejtori ekzekutiv bëri të ditur se kompania edhe mund të konsiderojë vetëm shitjen e veturave në Kinë në vend se të vazhdojë edhe me prodhimin në atë vend, raportojnë mediet e huaja, transmeton Telegrafi.

Ai tha se Skoda dëshiron që për momentin të fokusohet më shumë në tregun indian.

Në një deklaratë për Reuters, Volkswagen tha se është një procedurë normale e të bërit biznes për Skoda-n që vazhdimisht të kontrollojë pozitën e saj në tregjet ndërkombëtare dhe ta përshtat atë në zhvillimet lokale.

“Deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për modifikime të mundshme në strategjinë tonë”, bënë të ditur nga kompania. /Telegrafi/