Skerdi dhe Teuta Selimi të premten sjellin këngën e re "U harrua"

Skerdi dhe Teuta Selimi janë bërë gati për një tjetër projekt të ri muzikor.
Ata përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se nesër (28 korrik) do të sjellin bashkëpunimin e tyre të radhës.
Kënga e artistëve të njohur mban titullin “U harrua” dhe besohet se do të jetë një nga hitet e kësaj vere.
“U harrua 28.07 - 18:00 në bashkëpunim me Teuta Selimin”, thuhet në postimin paralajmërues.

Ky është dueti i dytë i tyre, pas atij “M’ke rrejt”, që e sollën gjatë vitit të kaluar.

Kënga u prit jashtëzakonisht mirë dhe ka mbledhur miliona klikime në platformën YouTube.
Ata veç kësaj po vazhdojnë të jenë të angazhuar me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































