LAJMI I FUNDIT:

Skandali i ambasadorit Berishaj, PSD me aksion për ‘pastrimin e parave’: Prejardhja e parave është Beogradi

Skandali i ambasadorit Berishaj, PSD me aksion për ‘pastrimin e parave’: Prejardhja e parave është Beogradi

Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar një aksion para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me ç’rast kanë dërguar lavatriqe të mbushura me para, duke simbolizuar pastrimin e parave.

Zyrtari i PSD-së, Zgjim Hyseni ka thënë se ky aktivitet e ka për qëllim paraqitjen lidhur me raportimet e fundit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.


“Po bëhen një javë prej se prej se ka plasur skandali me ambasadorin e Kosovës në Kroaci. Të gjithë pyesin, të gjithë flasin vetëm institucionet e ambasadorit po heshtin. Pra, ambasadori Martin Berishaj e ka hapur një xhirollogari në Mal të Zi, me vetën e tij punëtor dhe 600 mijë euro tërheqje”, tha Hyseni, shkruan Telegrafi.

Sipas tij, prejardhja e parave të këtij skandali është Beogradi.

“Prejardhja e parave është Beogradi. Na e dimë se kush bënë tregti me Beogradin, pavarësisht kush është kompania, është tepër e rëndë të mos bie në grackë, në rrjetin monopol të së ashtuquajturës ‘mafi energjetike e Ballkanit’, e mos me qenë i lidhur me qenë i lidhur me kompanitë EFT dhe Routnap që e kontrollojnë këtë treg. Këto kompani janë të lidhura me emra famëkeq Fazliq, Stanishiq e Hamoviq”, ka theksuar ai.

Hyseni thekson se xhirollogaritë e kompanisë së ambasadorit Berishaj janë të sanksionuar në Mal të Zi për evazion fiskal.

“Ambasadori Berishaj është i sanksionuar prej Malit të Zi, ku kompanisë së tij i janë bllokuar xhirollogaritë për evazion fiskal. Për më tepër, ambasadori nuk i ka deklaruar këto kompani në Agjencinë Kundërkorrupision”, ka përfunduar Hyseni. /Telegrafi/