LAJMI I FUNDIT:

S’ka targa RKS

S’ka targa RKS

Ministra e Punëve të Brendshme (MPB) nuk ka arritur të sigurojë targa të mjaftueshme RKS për disa komuna të Kosovës, prandaj qytetarët e rajonit të Prishtinës, të Mitrovicës dhe të Ferizajt nuk mund t’i regjistrojnë veturat e reja.

Edhe nëse qytetarët e bëjnë pagesën e regjistrimit nuk mund të pajisen me targat RKS e madje nuk ka as targa KS.


Mungesa e targave sipas burimeve të gazetës “Zëri” ka pesë ditë që është prezent në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Prishtinë. Përderisa qytetarëve u kthehet përgjigje se duhet të presin disa ditë për targa pasi që janë duke u prodhuar, në anën tjetër MPB-ja njofton se nuk është zgjedhur ende kompania që do t’i prodhojë ato.

Në këtë situatë qytetarët kanë vendosur të pajisen dhe me targa KS, por të cilat në ndërkohë janë harxhuar. Ata që nuk kanë pranuar të marrin targa KS, kanë mbetur tash dhe pa to.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur për “Zërin” se mungesa e targave ka ardhur si rezultat i skadimit të kontratës së kompanisë për furnizim me targa, kurse lënda për përzgjedhjen e kompanisë është në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). /Telegrafi/