LAJMI I FUNDIT:

S’ka shkelje në demarkacion (VIDEO)

S’ka shkelje në demarkacion (VIDEO)

Ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë gjetur shkelje në demarkacion, ka deklaruar presidentja Atifete Jahjaga.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media ajo ka thënë se ekspertët kanë vlerësuar se procesi i është përmbajtur standardeve ndërkombëtare.


“Njëkohësisht, komisioni ka vlerësuar se ky proces është dashur të jetë më transparent, përfshirë familjarizimin e publikut kosovar me procesin e vendosjes së kufirit, ligjet në fuqi, hartat dhe gjetjet gjeodezike”, ka thënë ajo, duke shtuar “nga aspekti ligjor dhe teknik ekspertët nuk kanë gjetur shkelje në procesin e demarkacionit”.

Fletcher Burton, anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Demarkacion ka deklaruar se nga studimi që i kanë bërë dokumentacionit kanë ardhur në përfundim se Komisioni Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi është bazuar në ligjet e Kosovës.

“E di që debati për kufijtë mund të jetë shumë i vështirë. Kam përvoja personale në këtë pikë. Jam i familjarizuar me dokumentet dhe jam i kënaqur që bashkë me kolegët e mijë kemi qenë në këtë mes dhe këtu kemi bashkëpunuar dhe kemi kryer një punë të përbashkët. Këto javët e fundit kemi takuar palët që i kanë shfaqur pakënaqësitë. Kemi sjellë ekspertizën profesionale. Kemi takuar akademikët, profesionistët, kemi folur lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, kemi diskutuar edhe me qytetarë të shqetësuar, sidomos me persona ku jetojnë në rajonin ku po bëhet demarkacioni, bashkë me ekspertët tjerë kemi udhëtuar edhe vetë për të parë kufirin dhe kemi marrë përshtypjet e dorës së parë. Është një proces i rëndësishëm”, ka thënë ai. Kemi sjellur perspektivën ndërkombëtare; kemi marrë parasysh rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës në këtë raport; dhe, fokusi jonë ka qenë bazamenti ligjor i kësaj çështje”.

Eksperti gjerman i Gjeodezisë, Herbert Wilmes, ka shpjeguar ekspertizën e komisionit në vlerësimin e demarkacionit. Ai tha se Komisioni ad-hoc ka zbatuar praktikat ndërkombëtare të dëshmuara në vendet tjera.

“Dy komisionet shtetërore, ai i Kosovës dhe ai malazez kanë aplikuar teknikat me të mira, si GSS ose GPS, të cilat kanë mundësuar që në mënyrë gjeodezike të përcaktohet çdo milimetër i kufirit”, ka thënë ai. “Neve na është dashur që t’i kombinojnë koordinatat me hartat gjeografike. Vija kufitare e cila është prezantuar është bazuar në informatat të sakta. Vija më e lartë është vija administrative e cila është e Krahinës Autonome të Kosovës dhe në nivelin dytë janë përdorur vijat e kufijve komunalë në të dy anët e kufirit dhe niveli i trete janë përdorur informatat kadastrale”.

Eksperti britanik, Fred Newton, i pyetur nëse kundërshtimi i opozitës për demarkacion ka rënë poshtë, ka thënë se procesi në vetvete ka qenë i saktë dhe është mbështetur në të dhënat kadastrale të cilat shkojnë deri në vitin 1930.

“Nuk ka bazë për atë se çfarë na është thënë nga disa njerëz, ose na është këshilluar nga ata. Ne nuk kemi gjetur asgjë e cila do të kontradiktonte raportin. Ka gjetje se Mali i Zi nuk ka hyrë në territorin tuaj”, ka thënë Newton. “Procesi në vetvete ka qenë i saktë dhe është arritur nga puna e komisionit dhe komunave. Kjo ka qenë e mbështetur në të dhënat kadastrale të cilat shkojnë deri në vitin 1930.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Kalo në kategori